Flash News

KRYESORE

Ankohen futbollistët e Kamzës: Tani jemi pa punë, si do t'i mbajmë familjet tona

Ankohen futbollistët e Kamzës: Tani jemi pa punë, si do t'i

Vendimi i Komisionit të Disiplinës në FSHF për përjashtimin e Kamzës nuk është pritur mirë nga futbollistët e ekipit. Mbrojtësi Orjad Beqiri shprehet se vendimi ishte mjaft i rëndë.

“Na u komunikua dënimi i marrë dhe menduam ta ndërpresim stërvitjen për momentin. Do flasim me drejtuesit në ditët në vazhdim dhe do të shikojmë çfarë do ndodhë. Mendimi im është që nuk duhet të ndodhte kjo që ndodhi. Të apelosh është shumë vonë tani. Vendimi është marrë dhe nuk mund të kthehet më. Flas për këtë vit, ndoshta vitin tjetër mund të bëhet apelim për të ulur disi dënimin. Më vjen shumë keq për këtë që ndodhi, por nuk kemi çfarë të themi më. Ato që ndodhën nuk duhet të kishin ndodhur, gjithsesi nuk duhet të flasim dhe të vëmë para përgjegjësisë drejtuesit. E gjitha ka ndodhur në gjaknxehtësi”, deklaroi ai për TVSH-në.

Kapiteni Sebino Plaku deklaron se nuk dinë se çfarë do të bëhet me të ardhmen e tyre. “Normalisht që jemi pa fjalë sepse treguam aty që nuk jemi pro dhunës. Pas këtyre lojtarëve janë edhe 30 familje, Federata shpresoj që t’i kenë menduar gjithë pasojat”, nënvizoi Plaku për A2 News.

Kamza duhet ta nisë aktivitetin futbollistik nga Kategoria e Dytë [niveli i tretë i futbollit shqiptar] ndërsa Kategoria Superiore do të vijojë më 9 ekipe.

Ndalet futbolli në Shqipëri. Shoqata e Arbitrave: Nuk gjykojmë ndeshje pa polici

Të fundit