Flash News

KRYESORE

Ankohen liderët fetarë: Politikanët nuk kanë frikë nga Zoti

Ankohen liderët fetarë: Politikanët nuk kanë frikë nga

Kriza politike në vend nuk mund të kalonte pa u vënë re edhe nga drejtuesit e komuniteteve fetare në vend. Kryegjyshi botëror, Haxhi Dedë Edmond Brahimaj shprehet në emisionin “Dritare me Rudinën” se politika nuk e ka frikë Zotin akoma dhe ky është një problem.

“Komunizmi e shkatërroi njeriun. Kjo është situata që jemi ne sot. 40 vjet u bë kundër besimit. Me gjithë përpjekjen që kemi bërë, nuk e kemi sjellë shoqërinë shqiptare atje ku duhet. Ne mundohemi me të gjitha format. Problemi është se politika nuk e ka frikë Zotin akoma. Ne nuk kemi të drejtë t’i gjykojmë”, tha Baba Mondi.

Kreu i KMSH-së, Haxhi Bujar Spahiu bën apel për të shmangur dhunën dhe për të nisur sa më parë dialogun, duke vendosur interesat e shqiptarëve në radhë të parë.

“Në lidhje me çeljen e negociatave, dy herë radhazi jemi shprehur që të shmanget dhuna, të ulen gjakrat, të ulen të dialogojnë sepse interesat e shqiptarëve janë më lart se çdo interes tjetër. Shpresojmë që edhe këto që po shohim në ekran të mos ndodhin në Shqipërinë tonë, që po shkon drejt BE, që është një prioritet kombëtar, pa kthim pas. Ne gjithsesi kemi lutjen dhe lutemi që të çojë në mendjet e tyre kthjelltësinë e dashurinë dhe të shmangen këto gjëra. Populli shqiptar ka ditur gjithmonë që të reflektojë drejt, në mënyrën e duhur, në lidhje me problematikat që po jetojmë. Shpresojmë të shmangen dhe të arrihen gjërat që meritojnë”, deklaroi Kreu i KMSH.

Të fundit