Flash News

KRYESORE

Ankohen qytetarët, policia e Elbasanit del në aksion. Arrestohet një person me pistoletë

Ankohen qytetarët, policia e Elbasanit del në aksion. Arrestohet

Policia e Elbasanit ka njoftuar se gjatë mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit, policia e Elbasanit e mbështetur nga "Shqiponjat" dhe FNSH-ja, gjatë kontrollit të ushtruar në disa lokale, nisur dhe nga telefonatat e ardhura nga qytetarët, kanë evidentuar dhe arrestuar shtetasin, Lulzim Cekani, 42 vjeç, banues në Elbasan.

Policia thotë se gjatë kontrollit fizik të ushtruar në ambientet e një lokali, në lagjen “Brigada e XVII Sulmuese”, këtij shtetasi i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me kalibër 9 mm.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë 8 persona.

Të fundit