Flash News

KRYESORE

Ankohet Shpëtim Gjika: Në prokurori vënë baste së do më fusin në burg

Ankohet Shpëtim Gjika: Në prokurori vënë baste së do

Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika pas lajmit të dhënë nga prokuroria për dërgimin e tij në gjyq për shpërdorim detyre lidhur me koncesionin e parkimeve. Në një status në ‘Facebook’, Gjika hedh akuza mbi organin e akuzës duke deklaruar se kanë vene bast që ta dënojnë se s’bën.

Prokuroria e Vlorës ka njoftuar se Gjika bashkë me 7 punonjës të tjerë akuzohen se kanë shkelur ligjin gjatë dhënies me koncesion për parkimet me pagesë në 24 rrugë të qytetit. Ish-kryebashkiaku mendon se prokuroria është duke bërë një lojë me akuzat ndaj tij ne prag te fushates se zgjedhjeve lokale.

Statusi i plotë:

Nisur nga lajmet e fundit, nje sqarim per kedo qe eshte i interesuar:

Ne rastin me te mire jane pasaktesi te paqellimshme te mediave! Ne rastin me te keq, eshte shperdorim i qellimshem i prokurorit te ceshtjes!

Hetimi vazhdon, nuk eshte mbyllur ende, dhe une personalisht, jam i interesuari i pare qe kjo ceshtje te zbardhet drejt! Nuk me shqeteson fare nxitimi i organit te akuzes, per te nxjerre konkluzione pa u mbyllur afati i hetimit, nuk e kane per here te pare qe e bejne me mua kete veprim!

Ftoj cilindo, dashamires ose jo, te kene besim jo vetem te karakteri im, por mbi te gjitha te drejtesia e re, per te cilen shpresoj t’i jape fund ketyre metodave staliniste te organit te akuzes, i cili ta ben gjyqin se pari ne media, pastaj ne gjykate! Te them qe “dikush” nga prokuroria ka vene bast qe te me denoje se s’ben, nuk e them dot, sepse per fat te mire, bastet jane hequr nga Shqiperia!

Të them që “dikush” nga prokuroria kerkon te beje karriere apo “te kaloje” vetingun me mua, as kete nuk e them dot, sepse jo shume kohe me pare, dy “madhore” nga keta “ dikushet” ngecen paq ne rrjeten e vetingut me kete metode! Të them qe “dikush” kerkon ta perdore kete çeshtje si kale beteje ne fushaten e pritshme elektorale, as kete nuk e them dot, sepse eshte e sigurte qe kjo do ti kthehet ne boomerang!

E vetmja gje qe me ngelet te them:

E drejta e ka rrugen e gjate....por vjen....!

Të fundit