Flash News

KRYESORE

Ankorohet sërish në Sarandë superjahti me vlerë 450 milionë euro, në pronësi të miliarderit rus

Ankorohet sërish në Sarandë superjahti me vlerë 450

Rikthehet sërish në Sarandë superjahti i miliarderit rus, Andrey Melnichenko.

Mjeti lundrues, ndër më të shtrenjtët në planet është ankoruar sërish këto ditë shtatori në portin e Sarandës.

Bëhet fjalë për jahtin “Sailing Yacht A” në pronësi të miliarderit rus Andrey Melnichenko, e cila kushton 360 milionë paund, ose 450 milionë. Ky mjet lundrues klasifikohet në kategorinë e superjahteve dhe direkët e tij arrijnë lartësinë e 91 metrave, më të larta se kulla Big Ben në Londër. Gjatësia e shtrirë e këtij jahti arrin në 143 metra dhe akomodon 20 të ftuar dhe një ekuipazh prej 54 vetash.

Politiko.al siguron fotot e jahtit, ndërsa nuk dihet nëse brenda në mjetin lundrues ndodhet ose jo miliarderi rus. Superjahti rikthehet në portin e Sarandës sërish pas muajit Korrik.

Të fundit