Flash News

KRYESORE

Ankth dhe panik nga tërmeti dhe paslëkundjet, Kosova nis mbi 50 psikologë dhe mjekë drejt Shqipërisë

Ankth dhe panik nga tërmeti dhe paslëkundjet, Kosova nis mbi 50

Tërmeti i 26 nëntorit ka lënë një traumë të madhe tek të prekurit. Me 51 viktima dhe qindra të plagosur, bilanci është tragjik nga goditja e magnitutës 6.4 e shkallës rihter. Në panik dhe ankth vazhdojnë të jenë të prekurit e tërmetit të cilët do duhet kohë që ta marrin veten.

Për këtë arsye, Kosova do të nisë mbi 50 psikologë, psikiatër dhe mjekë të përgjithshëm të cilët do të asistojnë ë menaxhimin dhe përballimin e gjithë situatës tek njerëzit që po përjetojnë momente të vështira.

Profesionistëve shëndetësorë nga Kosova do i bashkohen edhe psikologë shtesë nga Shqipëria.

Stafi i është nënshtruar një trajnimi paraprak dhe ka identifikuar zonat më problematike në Shqipëri. Kryetari i Shoqatës së Psikologëve të Kosovës, Ilir Havolli, ka thënë për Ora News se kolegët që po vijnë në Shqipëri kanë përvoja në këto situata:

“Gjithë profesionistat që do shkojmë nesër kemi përvojë. Kemi përvojë dhe nga lufta e fundit në Kosovë. Kemi përvojë në menaxhimin e krizave pas tërmeteve dhe me menaxhimin e krizave pas aksidenteve. I kemi ftuar sot kandidatët për t’i njoftuar se nesër nuk do shkojnë për ekskursion apo për shëtitje, shkojnë për të ofruar shërbime psikologjike në kuadër të individit që ka nevojë për këto.”

Të fundit