Flash News

KRYESORE

Ankth te Manchester City, klubi bën mbledhje urgjente me futbollistët

Ankth te Manchester City, klubi bën mbledhje urgjente me futbollistët

Ditë ankthi te Manchester City. Pas dënimit nga UEFA me pezullim nga Champions League për dy sezone dhe gjobë 30 mln euro, klubi ka organizuar një mbledhje urgjente me lojtarët e skuadrës dhe trajnerin Pep Guardiola.

Ferran Soriano, shefi ekzekutiv i klubit, ka dhënë urdhër rreth 30 minuta pas publikimit të lajmit në mediat botërore, që lojtarët të merrnin disa mesazhe të drejtpërdrejta nga kryesia e Manchester City.

Lojtarët janë lajmëruar nëpërmjet Whatsapp-it dhe SMS-ve. Aty u është kërkuar të jenë në qendrën stërvitore të klubit gjatë pasdites së sotme dhe të mos japin asnjë intervistë për mediat.

Të fundit