Flash News

KRYESORE

Ankthi i hapjes së negociatave, ish-ministrja Gjosha: Ky shtet mund të vendosë veton

Ankthi i hapjes së negociatave, ish-ministrja Gjosha: Ky shtet mund të

Pavarësisht se kanë mbetur edhe më shumë se një muaj nga vendimi final i Ministrave të Jashtëm sa i takon hapjes ose jo të negociatave më Shqipërinë, tashmë autoritetet shqiptare kanë filluar të bëjnë llogaritë.

Për ish-ministren e Integrimit, Klajda Gjosha duhet patur kujdes nga Holanda pasi mund të bllokojë negociatat, duke qenë se janë të pakënaqur me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Kur flas për diplomacinë e kam shumë të qartë se edhe nga vende të BE duhet të kemi shumë kujdes. Një nga këto vende është Holanda. Unë mund të them se në takimin e fundit që kam pasur si opozitare me ministrin e çështjeve evropiane, më pyeti: pse duhet të çelim negociatat me Shqipërinë? Rasti ishte ndalimi i maunës me 613 kg kokainë. Problemi është kush është sot pas hekurave. Është vetëm një person dhe ky është shoferi. Ku është personi përgjegjës. Në Holandë askush nuk akuzon për nivele të larta. Ne duhet të jemi të kujdesshëm tek mënyra se si veprojmë”, u shpreh Gjosha në emisionin “Arena” në Ora Neës.

Po ashtu, Gjosha e cilësoi sit ë gabuar vendimin e Ramës për shkrirjen e Ministrisë së Intergimit, pasi sipas saj ekspertët që tashmë janë të papunë mund të jepnin një kontrubut të rëndësishëm në proçesin e negociatave.

Të fundit