Flash News

KRYESORE

Anna Lika tregon vazhdimin e zënkës virtuale me Fifin

Anna Lika tregon vazhdimin e zënkës virtuale me Fifin

Anna Lika dhe Fifi kanë pasur një zënkë virtuale dhe gjithçka nisi kur aktorja, e ftuar në një program radiofonik, foli dhe për Fifin.

E pyetur mbi atë që mendon për Fifin, përdori disa terma jo të përshtatshëm lidhur me peshën e saj. Pas kësaj, në atë periudhë Fifi postoi një video më përshkrimin:

“Është shumë e thjeshtë. Unë e dua dhe e ndjej veten time”, një fjali kjo e cila u aludua si një përgjigje për aktoren.

Ndërsa sot, e ftuar në "Thumb", Anna Lika tregoi se si vazhdoi sherri virtual me këngëtaren. Anna tregoi se  debati që ekzistuar me Fifin është shuar dhe madje tani janë mikesha të ngushta. Ajo tregoi edhe mënyrën e pajtimit e cila paska qenë shumë e lezetshme.

“Publikoi Fifi një këngë të re që mua më pëlqeu dhe e shpërndava në profilin tim. Dhe kështu u pajtuam. Dhe tani jemi mike të mira, flasim çdo ditë bashkë”, tha Anna.

Pra, dy vajzat tani janë dy mikesha shumë të mira.

Të fundit