Flash News

KRYESORE

Anti-informaliteti/ Braçe flet për kërcënime nga bizneset: Nuk më bën përshtypje fare

Anti-informaliteti/ Braçe flet për kërcënime nga bizneset:

Zv.kryeministri Erion Braçe ka përmbledhur rezultatet e aksionit kundër informalitetit në biznese, kryesisht në vijën bregdetare dhe në subjektet e mëdha të hidrokarbureve, apo hoteleri-turizëm përgjatë verës.

Ndërsa ka folur me emra konkretë si rasti i kompleksit ‘Tajvani’ në Tiranë, apo Havana në Dhërmi, Braçe ka folur për kërcënime nga ana e bizneseve jo vetëm ndaj inspektorëve, por edhe ndaj tij gjatë një prononcimi për gazetarët pranë kryeministrisë.

“Për fat të keq, apo për fat të mirëunë nuk dëgjoj nga ky vesh, mos t’i bien telefonit, mos të shkruajnë as në telefon e rrjetet sociale sepse nuk më bën përshtypje fare”, tha zv.kryeministri.

Duke folur për rastin e diskos Havana në Jug, Braçe tha se aksioni është zhvilluar në mesnatë nga 3 inspektorë, të cilët janë kërcënuar nga ana e sipërmarrësve.

“Një vit më parë subjektet në Dhërmi u bllokuan me FNSH. Kësaj radhe Havana nga tre inspektorë, kërcënimet që morën i kam ndjekur live, operacioni pas orës 12.00 të natës dhe ka përfunduar në 4 30 të mëngjesit”, tha Braçe.

Ai u drejton një paralajmërim dy administratorëve të Tajvanit dhe Havanës tashmë të bllokuar që të bëjnë kujdes me kërcënimet.

"Kërcënimet ndaj nëpunësit të shtetit në detyrë, do ndëshkohen pa mëshirë.

I bëj thirrje administratorit të Tajvanit dhe Havanës: bëni kujdes, cdo kërcënim ndaj punonjësve të shtetit në përputhje me ligjin, do të përballet me ligjin.

Pavarësisht se presidenti nuk na e dha mundësi që kodi penal të hyjë që tani në fuqi, ne do zbatojmë maksimumin e mundshëm që na jep ligji për të ndëshkuar secilin prej tyre", tha zv.kryeministri.

Të fundit