Flash News

KRYESORE

Anti-informaliteti/ Braçe ultimatum kompanive të mëdha të karburanteve: Kanë depozita të pa certifikuara, afat deri në shtator

Anti-informaliteti/ Braçe ultimatum kompanive të mëdha të

Zv.kryeministri Erion Braçe u ndal te konsumatorët e mëdhenj të karburanteve në vend, në sajë të  aksionit kundër informalitetit.

Në një prononcim për mediat, Braçe deklaroi se disa kompani kanë depozita të pa certifikuara nga autoritete ligjore për kapacitetet e tyre, ndaj u la afat deri në shtator për të marrë masat.

“Iu bëj thirrje, së pari atyre që janë konsumatorë të mëdhenj dhe që kanë depozita në ambientet e kompanive të tyre dhe që furnizojnë mjetet e tyre, bëhet fjalë për kompanitë të ndërtimit të rrugëve, kompanitë e materialeve të ndërtimit, distribucionit, të prodhimit të produkte, kanë depozita të pa certifikuara nga autoritete ligjore për kapacitetet e tyre, në disa raste kur operojnë me instrumente të tjerë siç janë pompat, janë edhe në kushtet e moscertifikimit dhe mosfiskalizimit të tyre,

Nga sot, kanë afat deri në shtator ka kohë t’i drejtohet organeve shtetërore për të certifikuar kapacitetet e depozitave të tyre.

Përtej kësaj kategoria ka edhe një tjetër, që nuk kanë depozita pranë kompanive të tyre, nuk konsumojnë naftë, por disponojnë e janë pjesë e operacioneve në letra të tregtimit të karburantit.

Secili duhet të jetë pjesë e hetimit të organeve tona fiskale, bashkë me ta për këtë paligjshmëri do të mbajnë përgjegjësi edhe inspektorët e organeve fiskale që kanë certifikuar këtë paligjshmëri”, tha zv.kryeministri.

Të fundit