Flash News

KRYESORE

‘Anti-KÇK’, Bardhi: Rama nuk mund të luftojë krimin e organizuar sepse është vetë krimi dhe korrupsioni

Sekretari i Pergjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, në prezantimin e strukturës policore Forca e Ligjit.

Gjatë aktivitetit në Repartin RENEA ku u prezantua Forca e Ligjit, kryeministri Edi Rama u shpreh gjithashtu se të gjithë ata që kanë pasuri, duhet ta justifikojnë atë brenda 48 orëve, përndryshe do i thonë lamtumirë pronave të tyre.

Përmes një postimi në Facebook Bardhi akuzon kreun e qeverisë se ky i fundit bashkëqeveris me krimin e organizuar dhe për këtë arsye nuk mund ta luftojë, sipas tij.

“Edi Rama bashkëqeveris me krimin e organizuar! Ai dhe qeveria e tij nuk mund të luftojnë krimin dhe korrupsionin sepse ata jane vetë krimi dhe korrupsioni”, shkruan Bardhi, teksa ironizon me një shkrim të shkurtër, duke vendosur ‘në gojën’ e Ramës këtë shkrim:

“Krimi i organizuar të gjejë vend ku të futet përveç vëllait tim, oligarkëve të mi, kryebashkiakëve, drejtuesve, e ata që kam nxjerrë nga burgu për zgjedhje”.

Të fundit