Flash News

KRYESORE

‘Anti-KÇK’, Duma: Term rruge, kush e ka ndaluar shtetin të veprojë deri tani?

‘Anti-KÇK’, Duma: Term rruge, kush e ka ndaluar shtetin

‘Term rruge, turp institucional’. Kështu e cilwson ish-deputetja demokrate Grida Duma, nismën e qeverisë për ligjin anti-KÇK.

E ftuar në studion e ‘Ditarit’ në A2, Duma arsyetoi se qeverinë nuk e ndaluar askush të veprojë sipas ligjit dhe shtoi se në tetë vjet qeverisje nuk ka asnjë ndëshkim.

Sipas Dumës, ligji duket si për tu mbrojtur nga vetë ligji.

Kap çfarë të kapësh është një term rruge. Si mund të ndërtohet institucionalisht? Është një term që ka qarkulluar me vite. Kjo e kthen termin e rrugës në vlerë të vërtetë. A mund të lindë një ligj me “të kapim çfarë të kapim”. Drejtësia ka vetëm një sens, sikur njëri vetëm të mbetet pa drejtësi, e gjitha është e padrejtë. Ne kemi legjitimuar një instrument i cili është vetë anti-shtet.

 Shqetësimi im është a mos po ndërtohet një ligj që të të mbrojë nga ligji? Kush e ka ndaluar shtetin të veprojë. Po hymë në vitin e tetë të qeverisjes, nuk ka asnjë ndëshkim. Në vitin 2013 kur erdhën në pushtet, e vetmja gjë që thoshin ishte “kështu na e lanë”. Kjo është më tepër se teatrale, është diabolike”, tha Duma.

Të fundit