Flash News

KRYESORE

‘Anti KÇK’, LSI: Edi Rama harron që frymëzuezi i një bande në Shqipëri është ai vetë

‘Anti KÇK’, LSI: Edi Rama harron që frymëzuezi i

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, nënkryetarja Kejdi Mehmetaj dhe kryetarja e LRI, Floida Kërpaçi ishin sot në mbështetje të protestës së banorëve të Unazës së Re në Prokurorinë e Tiranës.

Duke akuzuar kryeministrin se nuk i dëmshpërbleu banorët dhe dukë deklaruar se policia nuk kurseu dhunën as për gratë dhe fëmijët, Braillmari u ndal të struktura anti-kçk.

Ai akuzoi kryeministrin Rama se me nismën anti-KÇK kërkon të sabotojë ngritjen e SPAK dhe se realisht nuk i bëhet vonë për drejtësinë.

‘Sot në ditën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave merr më shumë simbol protesta e banorëve të unazës së re. Sepse kauza e tyre është e drejtë, kauza e banorëve të unazës së re është e drejta e cila buron nga e drejta e tyre për të mbrojtur pronën. Ndaj dhe sot prokuroria duhet të nisë hetimet, prokuroria duhet të pezullojë hetimet sepse ajo zonë në Unazën e re është një zonë krimi. Të gjithë shqiptarët e mbajnë mend sesi Edi Rama tallej ditën e parë me protestën e banorëve Unazës së Re. E mbani mend si i tha, nuk kam para për dëmshpërblim sepse paratë që do ju jap juve do t’i coj për kopshte dhe për çerdhe. Çfarë ndodhi dy javë më pas, që ato para nuk shkonin për cerdhe për kopështe për spital dhe për shërbim public por ato shkonin drejtëpërdrejtë për xhepin e Edi Ramës, Damian Gjiknurit dhe Afrim Qendros.

Dhe sot, Edi Rama, Damian Gjiknuri, Afrim Qendro lëvizin të lirë nëpër Shqipëri ndërsa banorëve të Unazës së Re i ushtrohet presion. Sot Edi Rama prezanton përpara shqiptarëve, nismën e tij “kap car të kapësh” por harron që kryetari, drejtuesi, frymëzuezi i një bande në Shqipëri është vetë drejtëpërdrejtë Edi Rama. Ashtu siç përdori Arta Markun si kukull të tij në prokurori, ashtu do të përdorë çdo prokuror duke i bërë presion me vettingun. Ndaj sot Edi Rama kërkon, të kapë dhe të vulosë një herë e përgjithmonë shkatërrimin e reformës në drejtësi. Sepse, Edi Ramës i duhet Gjykata Kushtetuese me ushtarë të tij në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me ligjin pikërisht për të ligjëruar hajdutërinë e tij tek unaza e re. Për të ligjëruar një herë e përgjithmonë koncesionet e tij klienteliste”, tha Braimllari.

Të fundit