Flash News

KRYESORE

“Anti KÇK”, Lubonja tregon rastin e Felajt me Edmond Begon: Kur u duhet gjykatat nuk janë KÇK

“Anti KÇK”, Lubonja tregon rastin e Felajt me Edmond Begon:

Mendimin e tij për aksionin e fundit të Qeverisë me Operacionin forca e ligjit dhe “Anti KÇK”, analisti Fatos Lubonja e ka analizuar duke treguar një justifikim që deputetja Ermonela Felaj dha se pse i shumëakuzuari Edmond Be go nuk është subjekt i O FL.

“Detyra ime si analist është  të bëj disa deduksione në bazë të asaj që shoh.  Po të jap një indicie që unë e mora para disa ditësh në një studio televizive.

Deputetes së opozitës, Ermonela Felaj, iu bë një pyetje se pse Edmond Bego nuk është subjekt i OFL-së. Dhe përgjigja e saj ishte se ai i ka kaluar të gjitha, edhe në prokurori, dhe ka marrë pafajësi në gjykatë.

Pra kur na duhet themi që prokuroria dhe gjykata janë ‘KÇK’, ndërkohë që kur na duhet ndryshe prokuroria dhe gjykata janë në rregull’

Ndryshe nga Lubonja, ish-prokurori i Prokurorisë së Apelit së Tiranës Shkëlqim Hajdari e ka konsideruar  pozitive këtë nismë të mazhorancës.

Të fundit