Flash News

KRYESORE

‘Anti-KÇK’, Nishani: Me qeverinë bie dakord vetëm në një pikë

‘Anti-KÇK’, Nishani: Me qeverinë bie dakord vetëm

I ftuar në emisionin Arena nga Dritan Hila në RTV ORA, ish-Presidenti i Republikës, ka folur për strukturën anti-KÇK.

Nishani ka thënë se qeveria nuk ka moral më për të luftuar krimin, pas 7 vitesh qeverisje.

Megjithatë ai ka shtuar se është dakord me qeverinë në një pikë, duke arsyetuar se problemi me krimin qëndron tek ekonomia.

“Unë jam dakord në një gjë me qeverinë, por nuk kanë ata më moral për tu thënë shqiptarëve se çfarë do të bëjmë, është moral i rënë. Por në një gjë jam dakord, tek krimi i organizuar thembra e Akilit, është tek ekonomia, është tek paraja që ata zotërojnë, janë pronat, janë asetet.

Kudo në botë, kur është goditur krimi, është goditur tek asetet, por kjo qeveri nuk e ka goditur që 7 vite, dhe nuk do e godasë, është një gënjeshtër e madhe”, tha Nishani.

Të fundit