Flash News

KRYESORE

‘Anti-KÇK’, zv-ministri i Brendshëm zbulon një tjetër operacion në terren

‘Anti-KÇK’, zv-ministri i Brendshëm zbulon një

Zv-ministri i Brendshëm Julian Hodaj, i ftuar në emisionin ‘Open’ në Top Channel diskutoi për strukturën ‘anti-KÇK’, për të cilën tha se po përgatitej prej kohësh, duke kujtuar se u vonua pas tërmetit të 26 nëntorit që goditi vendin.

Ai u ndal te nisja e aksionit të parë  ‘anti- KÇK’, teksa shtoi se sot është bërë një aksion ku një familjeje i janë sekuestruar një resort dhe disa pallate.

I pyetur moderatorja Eni Vasili mbi 'listën e  zezë me 250 subjekte’, për të cilat thuhet se do të hetohen, Hodaj e konfirmoi, pa përmendur një numër konkret dhe duke lajmëruar për një tjetër aksion.

“Po ka një listë që ka ekzistuar prej kohësh, por nuk ka rëndësi se sa është numri në këtë listë. A janë 50, 100 apo 250 nuk ka rëndësi. Nesër do të ketë një tjetër aksion”, tha Hodaj.

Kujtojmë se efektivët e OFL-së, Operacionit Forca e Ligjit, zbritën sot në terren për të zbatuar në bashkëpunim me SPAK-un, Ligjin Special të miratuar për nga Qeveria për masat pasurore ndaj personave të dënuar ose akuzuar për krim të organizuar.

Rreth 250 subjekte pritet t’i nënshtrohen hetimeve dhe verifikimeve, në zbatim të paketës anti-KÇK.

Të fundit