Flash News

KRYESORE

Anti-shpifja, dekreti i Metës rrëzohet në komisionin parlamentar  

Anti-shpifja, dekreti i Metës rrëzohet në komisionin parlamentar

Është rrëzuar në Komisionin Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese dekreti i presidentit Ilir Meta për ndryshimin e paketës ligjore 'anti-shpifje', për mediat elektronike.

Ky qëndrim ishte paralajmëruar edhe më herët nga socialistët.

Më 12 janar, presidenti dekretoi kthimin për shqyrtim në Kuvend të paketës, pasi argumentonte se shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik.

“Shkel të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit. Kjo paketë është në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, shkel standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”, arsyetonte Presidenti i Republikës.

I pranishëm në komision ishte edhe këshilltari ligjor i Ilir Metës, Bledi Dervishi, i cili tha se “këto dy ligje janë dërguar në Komisionin e Venecias për marrjen e një opinioni, do të duhej të pritej opinioni. Nuk e kuptoj këtë nxitim” .

Të fundit