Flash News

KRYESORE

‘Anti-shpifja’, Delegacioni i Komisionit të Venecias sot në Tiranë, zbardhet axhenda

‘Anti-shpifja’, Delegacioni i Komisionit të Venecias sot

Ashtu siç u raportua më herët, Delegacioni i Komisionit të Venecias mbërrin sot në Tiranë.

Vizita e delegacionit do të zhvillohet për të dhënë opinion për dy projektligje, atë për Autoritetin e Mediave Audio Vizuale, (AMA) dhe tjetri për Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare, (AKEP), ose siç është pagëzuar ndryshe, paketa e ligjeve “Antishpifje”.

Ardhja e delegacionit të Venecias në Tiranë bëhet në një kohë kur këtij autoriteti i janë drejtuar me kërkesë për opinion, Komiteti i Monitorimit të Asmblesë parlamentare të Këshillit të Europës dhe Përfaqësuesi i OSBE-së për liri të mediave, Harlem Désir.

Në axhendën e tyre përfshihen takime me krerët e shtetit.

Mësohet se të hënën delegacioni do të pritet në takim nga kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi të hënën e 10 shkurtit në orën 9:15 në ambienet e Parlamentit.

Të martën më 11 shkurt delegacioni do të pritet nga Presidenti Ilir Meta në ambientet e presidencës në orën 10:00.

Më tej do të kenë një takim me Avokaten e Popullit Erinda Ballanca në orën 15:15.

Të fundit