Flash News

KRYESORE

Anti-shpifja në Kuvend, ‘Reporterët pa kufij’ përshëndesin vendimin e Metës: Përpjekje e qeverisë për të kontrolluar median

Organizata e njohur për mbrojtjen e lirisë së mediave 'Reporterët pa kufij’ kanë përshëndetur vendimin e presidentit Ilir Meta, i cili dekretoi kthimin për rishqyrtim në Kuvend të paketës “anti-shpifje” .

Në një reagim në twitter, organizata thekson se këto dy ligje të miratuara në seancën e fundit parlamentare 2019, shihen si përpjekje e qeverisë për të kontrolluar median në kundërshtim me Kushtetutën shqiptare dhe Konventat e të Drejtave të Njeriut.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kujtojmë se presidenti theksoi se paketa shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik.

“Shkel të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit. Kjo paketë është në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, shkel standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”, arsyeton Presidenti i Republikës.

Të fundit