Flash News

KRYESORE

Meta i kthen Ramës ‘anti-shpifjen’: Instalon censurë, rrezik për demokracinë

Presidenti Ilir Meta dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të paketës “anti-shpifje” duke evidentuar disa shkelje .

Presidenti thekson se paketa shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik.

“Shkel të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit. Kjo paketë është në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, shkel standartet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”, arsyeton Presidenti i Republikës.

Më tej vijon:

Miratimi i këtyre dispozitave në thelb përmban elementë censurues të drejtëpërdrejtë që kufizojnë të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të medias.

Kjo gjëndje censure krijohet përmes aplikimit të masave ndëshkuese jo proporcionale që këto dispozita parashikojnë, masa që mund të vlerësohen dhe vendosen nga organe administrative, të cilat në kundërshtim të hapur me rendin e brendshëm kushtetues dhe ligjor, u jepet fuqia që t’i vënë në ekzekutim të menjëhershëm këto masa, përpara se të ketë një vendimarrje përfundimtare dhe të formës së prerë mbi ligjshmërinë e tyre.

Hyrja në fuqi e këtyre ndryshimeve do të krijojë një mjedis arbitrar dhe të pasigurtë ndaj operatorëve mediatikë elektronikë, për shkak të trysnisë së aplikimit pa kriter dhe subjektiv të masave ndëshkuese dhe shproporcionale që parashikon ligji i miratuar."

Paketa anti-shpifje u kundërshtua edhe nga ndërkombëtarët, megjithatë kryeministri Rama e kaloi për miratim në kuvend.

Protesta dhe reagime të shumta pati nga gazetarët të cilët e kundërshtojnë fort paketën, me arsyetimin se cenon fjalën e lirë.

Më 17 dhjetor kryeministri Edi Rama publikoi draftin final të paketës. Të nesërmen, gazetarët, shoqatat e mediave vendase dhe të huaja si dhe aktivistë të shoqërisë civile protestuan para Parlamentit prej orës 09:30, kundër miratimit të paketës. Paralelisht në Kuvend diskutohej për paketën dhe miratimin e saj, e cila kaloi po atë ditë për miratim.

Prej më shumë se një viti kjo paketë është kundër shtuar nga dhjetëra shoqata të gazetarëve, si dhe nga ndërkombëtarët, por qeveria nuk ka marrë parasysh kritikat.

KiE, në një deklaratë publike u shpreh se ishte ende e shqetësuar dhe i kërkoi qeverisë që të tërhiqej.

Njoftimi i Presidencës

Zëri i Amerikës: Gazetarët, OSBE dhe BE të shqetësuar për lirinë e medias në Shqipëri

Të fundit