Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Paketa anti-shpifje sot në Kuvend, gazetarët protestë para seancës plenare
Gazetarë, analistë dhe përfaqësues të medias do të protestojnë para godinës së Parlamentit sot në orën 09:30, për të kundërshtuar ligjin e qeverisë që cenon lirinë e shprehjes dhe synon të vërë nën kontroll mediat online.
Seanca pritet të mbahet në orën 10.00 dhe në rend dite është parashikuar për t’u votuar nga deputetët edhe projektligji i anti-shpifjes, por që është kundërshtuar gjerësisht nga grupet e interesit, apo edhe ndërkombëtarët, pasi sipas tyre, paketa nuk është e plotë dhe nuk ofron garanci për një vendimmarrje objektive e të paanshme, në përputhje me detyrimin për respektimin e lirisë së medias për t’u shprehur.
Pritet për t’u parë gjatë orëve në vijim nëse kjo paketë do të marrë votat e nevojshme për miratim ose jo nga deputetët e Kuvendit.