Flash News

KRYESORE

‘Anti-shpifja’/ Rama: BE dhe Këshilli i Europës s’e kanë lexuar ligjin, janë nën presionin e organizatave false

‘Anti-shpifja’/ Rama: BE dhe Këshilli i Europës s’e

Edi Rama ka kaluar çdo limit në fjalën e mbajtur në parlament kur i ka shumëzuar me zero vërejtjet thelbësore që i kanë bërë Bashkimi Europian dhe Këshilli i Europës paketës së tij personale të njohur si anti-shpifje.

Duke iu referuar kritikave të ndërkombëtarëve për paketën anti-shpifje Rama tha se disa prej tyre nuk e kanë lexuar ligjin,

por janë nën presionin e organizatave false të mbrojtjes së Lirisë së fjalës.

 “Unë kam pasur bashkëpunim edhe me ata të BE dhe u kam thënë ju nuk e keni lexuar ligjin për të cilin flisni.

Si organizata e Mero Bazes, nuk shohin kush është organizata, por ngrihen për të mbrojtur lirinë.  Se ka dhe Merua një organizatë që e përdor kur i duhet të ngrejë ndonjë çështje të të drejtave të shtypit, sepse e di shumë mirë se kur ata andej shohin që organizata po ankohet, nuk  shohin kush është organizata menjëherë ngrihen për të mbrojtur lirinë. Organizata false si profilet në Facebook”, tha Rama.

Të fundit