Flash News

KRYESORE

Antraksi, ministri bëhet i gjallë, fajëson barinjtë...

Antraksi, ministri bëhet i gjallë, fajëson barinjtë...

Pas pesë rasteve të dyshuara për antraks, ka reaguar edhe ministri i Bujqësisë. “Kullotat në zonën e Gjirokastrës dhe Përmetit njihen historikisht si vatra të sëmundjes së antraksit, thëtë Edmond Panariti, dhe për këto zona, ka një strategji të caktuar të kontrollit të sëmundjes që bazohet tek vaksinimi i kafshëve në vatër, por se rastet e shfaqjes së sëmundjes janë pasojë e thyerjes së kësaj skeme. Janë kullota që ne e dimë që janë të infektuara dhe për këtë arsye ne bëjmë vaksinimin e detyrueshëm disa herë të kafshëve që shfrytëzojnë këto kullota dhe barinjtë këtë e dinë, ajo që ka ndodhur ka të bëjë me thyerjen e skemës së vaksinimit që mund të ketë ardhur nga fakti që mundet të jenë futur në tufë kafshë që nuk i takojnë zonës nga rajone të tjera dhe për rrjedhojë edhe jo të vaksinuara”, shprehet ministri Edmond Panariti.  

Ministri i Bujqësisë u kërkon fermerëve që për çdo rast të kafshëve të infektuara të kërkojnë ndihmën e shërbimit veterinar.

“Apel të drejtpërdrejtë blegtorëve në rastin e shfaqjes së infeksionit. Nuk janë ata që gjykojnë se si duhet vepruar me bagëtinë, duhet lajmëruar Shërbimi Veterinar Shtetëror dhe ai privat qe administron kufomën e kafshës bën dezinfektimin, hapjen e gropës dhe groposjen në mënyrë antiseptike të kafshëve të ngordhura” tha Panariti.

Veç Gjirokastrës dhe Përmetit, vatra të tjera shumëvjeçare të antraksit në vendin tonë gjenden edhe në zonën e Vlorës.

Të fundit