Flash News

KRYESORE

Anulimi i seancës/ Kadilli: E tepërt, ministri i diktaturës jep leksione demokracie më 20 shkurt

Anulimi i seancës/ Kadilli: E tepërt, ministri i diktaturës jep

Anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli e ka konsideruar të padurueshëm leksionin e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, për demokracinë. Ruçi deklaroi sot se mazhoranca ka vendosur që të anulojë seancën e përcaktuar për ditën e nesërme, duke shtuar se ultimatumet nuk janë demokratike.

Me anë të një statusi në Facebook, Kadilli tha se më 20 shkurt është e tepërt që shqiptarët të dëgjojnë leksion demokracie nga ministri i fundit i diktaturës.

Postimi i plotë:

Leksioni i padurushem i Gramoz Rucit!

Gramoz Ruçi ministri i fundit i diktatures, frymezues i vullnetareve te Enverit, pergjegjesi i 2 Prillit dhe i kater te vrareve ne Shkoder vetem e vetem se donin demokracine, eshte kthyer sot ne lektor demokracie. Eshte e tepert qe ne 20 Shkurt te degjojne shqiptaret leksion nga Ruci. Per cfare? Per demokracine, per protesten, per parlamentarizmin?

Ne protesten e 16 shkurtit, me e madhja ne histori nuk u lendua asnje polic, perkundrazi protestuesit u dhane ndihnen e pare policeve qe u dhunuan nga gazi helmues i hedhur ne drejtim te protestuesve. Ne asnje rast asnje protestues nuk preku nje polic, madje i duartokiten kur braktisen detyren, madje u dhane dhe lule. Protestuesit e Gramoz Ruci dhe Edi Rames erdhen me hunj e cadra dhe goditen e dhunuan ne menyre te pameshirshme policine. Edi Rama dhe Gramoz Ruci e kishin planifikuar qe te merrnin pushtet mbi kufoma, prandaj u dhane pushtet politik perfaqesuesve te grupit te zjarrit te 21 janarit.

Dhe disa pyetje per Rucin:

A ka ndonje vend tjeter ne boten demokratike qe nje perdhunues behet Kryetar Bashkie? A ka ne ndonje vend demokratik nje trafikant femrash deputet, nje bashkountor ne trafik droge minister te brendshem etj, etj? A ka ne ndoje vend demokratik funksionar politik te kapur ne pergjime nga prokuroria ne bashkepunim me krimin per blerje votash dhe qe nuk hetohen?

Kjo eshte e verteta e hidhur e shqiptareve sot.

Kjo eshte e verteta e 20 shkurtit te pa kryer.

Kjo eshte e verteta e misionit te sotem te opozites dhe cdo qytetari ne opozite me te keqen.

Të fundit