Flash News

KRYESORE

Anulimi i takimit të 27 qershorit në Washington mes Kosovës e Serbisë, Grenell-Hotit: Mirëkuptoj vendimin, pres ricaktimin e një date tjetër

Anulimi i takimit të 27 qershorit në Washington mes Kosovës e

Richard Grenell, emisar i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, ka reaguar pas anulimit të vizitës së presidentit Thaçi në SHBA për takimin e 27 qershorit, veprim ky i cili u konfirmua nga kryeministri Hoti.

Përmes një mesazhi në tëitter, Grenell ka shprehur mirëkuptimin e tij për vendimin, ndërsa shprehet se është në pritje të ri-caktimit të një tjetër date së shpejti.

“Faleminderit, Kryeministër Hoti. Ne e kuptojmë vendimin tuaj dhe mezi presim të ri-caktojmë takimin së shpejti”, tha Grenell në Tëitter.

Kujtojmë se, kryeministri i Kosovës Avdulla Hoti deklaroi se nuk do të shkonte në takimin në Uashington, pas aktakuzave për krime lufte për presidentin Hashim Thaçi e Kadri Veselin, duke konfirmuar edhe faktin se takimi është anuluar.

Të fundit