Flash News

KRYESORE

Anulimi i tenderit tek ‘Unaza e Re’, Basha: Rama një hajdut, ka 20 vjet që vjedh shqiptarët dhe nuk ngopet

Anulimi i tenderit tek ‘Unaza e Re’, Basha: Rama një hajdut, ka

Kryetari  Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se dokumentet e publikuara dje në emisionin ‘Të paekspozuarit”, treguan atë që ka denoncuar më herët opozita se projekti i Unazës së Re është një projekt vjedhjeje që nuk bëhet për njerëzit por për xhepat e kryeministrit.

“Sot të gjithë po shohin Edi Ramën e vërtetë. Siç është, pa maskë dhe pa fasadë. Një hajdut që për të mbushur xhepat e tij që është i gatshëm të flak në rrugë, fëmijë, pleq e gra”, tha Basha.

Kreu i demokratëve theksoi se zyrtarët e ARRSH-së duhet të dalin para drejtësisë. “Së pari, ARRSH-ja e Ramës duhet të dal e gjitha para drejtësisë sepse në vend që t’i shërbejmë njerëzit është kthyer në një vegël të vjedhjeve të Ramës”, u shpreh Basha.

Kreu i opozitës nënvizoi se Rama prej 20 vitesh po vjedh shqiptarët dhe se e gjithë qeverisja e tij është nj projekt gjigant për të grabitur.

“Shqiptarët më në fund e panë dhe po e shohin të vërtetën siç është. Edi Rama është hajdut, ai ka 20 vjet që vjedh shqiptarët dhe nuk ngopet.

E gjithë qeverisja e tij është një projekt gjigant për të grabitur dhe plaçkitur. Nuk ka pasur dhe as nuk ka vullnet, e as vizion dhe as plan për të punuar për njerëzit.

Vjedhja është qëllimi dhe përmbajtja e qeverisë së sotme. Gjithçka tjetër është fasadë”, u shpreh Basha.

Të fundit