Flash News

KRYESORE

Anulimi i Thumanë-Kashar, Kryemadhi mesazh Ballukut: Mos e dëgjo Edi Ramën sepse do të marrë në qafë

Anulimi i Thumanë-Kashar, Kryemadhi mesazh Ballukut: Mos e dëgjo Edi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka kërkuar nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, të mos dëgjojë kryeministrin Edi Rama sepse do e marrë në qafë njësoj siç bëri me paraardhësin e saj, Damian Gjiknuri. Sipas Kryemadhit, nuk është e vërtetë që financimi i koncesionit Thumanë-Kashar do t’i kalojë të ashtuquajturit “Pakti për Universitetin”.

Mikja ime Belinda, mos dëgjo se se çfarë thotë ai kryeministër, se do të marrë në qafë. Mos e dëgjo këtë kryeministër që beson se do të habisë shqiptarët me lakuriqësinë e tij... Mos gënje kur thua se PPP-ja e Thumanë-Kashar do t’i kalohet studentëve. Nuk është e vërtetë sepse ajo është planifikuar në zero”, u shpreh Kryemadhi nga foltorja e Kuvendit.

Kryemadhi iu drejtua edhe Arben Ahmetajt, ish-ministër i Financave, për të cilin tha se do të tradhtohet sërish nga Rama, pasi i mori firmën për koncesionet korruptive.

Kryetarja e LSI foli edhe për negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Evropian, që sipas saj, nuk do të hapen as këtë vit “sepse kështu i leverdis kryeministrit të Rilindjes”.

Të fundit