Flash News

KRYESORE

Anulimi i vizitës së Tsipras; kjo është deklarata e Bushatit e bërë në fillim të muajit që nuk iu kushtua rëndësi

Anulimi i vizitës së Tsipras; kjo është deklarata e Bushatit

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Tiranë dhe me interes pritet të mësohet se çfarë vendimi është marrë për vizitën e paralajmëruar të kryeministrit Aleksis Tsipras në Shqipëri. Mediat në të dyja shtetet shkruajnë se kjo vizitë është anuluar dhe shkak është bërë ngecja e negociatave për marrëveshjen e detit.

Tirana është frenuar për nënshkrimin e marrëveshjes dhe kjo u mësua nga deklarata e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, më 6 mars. Bushati u përgjigj gjatë konferencës me homologun sllovak se, muaji prill për nënshkrimin e marrëveshjes së detit ishte keqkuptuar dhe se Tirana ka folur për nevojën për të firmosur një Deklaratë të Partneritetit Strategjik. Por në Athinë shprehen se pa marrëveshjen e detit nuk ka vizitë të Tsiprasit në Shqipëri.

Kësaj deklarate të Bushatit iu kushtua shumë pak rëndësi nga mediat dhe partitë politike, ndonëse vijonte të ishte i ndezur debati për marrëveshjen e detit dhe për pasojë paralajmëronte një dështim të mundshëm të vizitës.

Shkrimi i publikuar më 6 marsTirana frenohet për nënshkrimin e marrëveshjes së detit? Ditmir Bushati: Muaji prill është keqkuptuar, nuk kemi afate fikse

Lexo edhe: Ekskluzive/ Erdogan refuzon të vizitojë Tiranën, i vendos kusht Ramës “kokën” e Skënder Bruçajt

Të fundit