Flash News

KRYESORE

‘Anulo vendimin’, me mijëra studentë protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit, afat Nikollës deri në orën 16:00

‘Anulo vendimin’, me mijëra studentë protestojnë

Me mijëra studentë po protestojnë aktualisht përballë Ministrisë së Arsimit kundër vendimit për rritjen e tarifave për provimet. Me parullat ‘anulo vendimin’, studentët kërkojnë uljen e menjëhershme të tarifave. Studentët nuk pranojnë të hyjnë në diskutime me zyrtarët e Ministrisë për këtë çështje, por marrjen e vendimin nga ky institucion.

Përveç uljes së tarifave për provimet, studentët kërkojnë gjithashtu të përgjysmohen pagesat në Universitete, të rikthehet pagesa me këste, si dhe përmirësimin e kushteve në konvikte.

“Nëse nuk merret vendim deri në orën 16:00, ne do të bllokojmë jetën universitare”, kanë paralajmëruar studentët.

Të fundit