Flash News

KRYESORE

Anulohet mbledhja e Qeverisë së Kosovës, përplasje e fortë brenda koalicionit

Anulohet mbledhja e Qeverisë së Kosovës, përplasje e

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës, e cila ishte parashikuar të zhvillohej ditën e sotme, është anuluar. Mësohet se shkaku i moszhvillimit të mbledhjes kanë qenë konfliktet apo mospajtimet brenda koalicionit.

Vendimi i Albin Kurtit për heqjen e taksës me Serbinë ka krijuar shumë probleme në koalicionin qeverisës në Kosovë, pasi Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës të kenë mendime shumë të kundërta.

Në njoftimin e bërë për këtë mbledhje të Qeverisë nuk ishte publikuar as rendi i ditës. Zyrtarë të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës përfshirë edhe kryetarin Isa Mustafa janë shprehur “pro” heqjes së tërësisht të taksës dhe vendosjes së reciprocitetit vetën në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kujtojmë se Kryeministri i Kosovës propozoi heqjen vetëm të taksës për lëndën e parë, heqje që do të hyjë në fuqi më 15 mars.

Por ky qëndrim është në kundërshtim të plotë me kërkesat e Përfaqësuesit Special Presidencial të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Ky i fundit ka kërkuar që të hiqet taksa menjëherë.

Të fundit