Flash News

KRYESORE

Anuloi ndeshjen me Kosovën, Federata Evropiane e Hendbollit përjashton Serbinë

Anuloi ndeshjen me Kosovën, Federata Evropiane e Hendbollit përjashton

Në Serbi, ministri i Brendshëm, Nebojsha Stefanoviç, vendosi anulimin e një ndeshjeje hendbolli për vajza deri në moshën 20 vjeç mes ekipit të Kosovë dhe Serbisë, që pritej të luhej sot afër Beogradit.

Ai tha se vendimi kishte për qëllim shmangien e përplasjeve ndërmjet policisë dhe grupeve që kundërshtonin këtë ndeshje.

Ndeshja ishte e vlefshme për kualifikimet për kampionatin botëror për kategorinë ‘junior’, që do të zhvillohet në Hungari.

Ndeshja pritej të luhej në qendrën sportive Kovillovo afër Beogradit dhe që më parë ishte vendosur që ajo të zhvillohej pa simbole, pa himne, pa shikues dhe pa praninë e medieve.

Grupe nacionalistësh serbë kishin protestuar kundër saj duke e cilësuar të papranueshme dhe jo kushtetuese ndeshjen me Kosovën dhe mospërdorimin e simboleve të Serbisë për shkak të Kosovës.

Federata Evropiane e Hendbollit vendosi ta përjashtojë Serbinë nga kualifikimet pas anulimit të ndeshjes.

 

Të fundit