Flash News

KRYESORE

Anuloi takimin me Ramën, Tsipras dërgon në Tiranë ministrin e Jashtëm Nikos Kotcias

Anuloi takimin me Ramën, Tsipras dërgon në Tiranë ministrin

Ditën e sotme ministri i Punëve të Jashtme greke, Nikos Kotcias pritet të mbërrijë në Tiranë, ku do të pritet nga homologu i tij, Ditmir Bushati.

Sipas njoftimit zyrtar nga Ministria e Jashtme greke, të dy ministrat do të shqyrtojnë hapat e ardhshëm, në kuadrin e dialogut të vazhdueshëm për zgjidhjen e çështjeve dypalëshe të pazgjidhura.  

Fillimisht ishte parashikuar që për çështjen e negociatave për kufijtë detar të zhvillohej një takim mes dy kryeministrave, Rama dhe Tsipras, por sipas mediave greke vizita është shtyrë për shkak se ka patur vështirësi në negocimin mes dy vendeve për marrëveshjen e detit.

Të fundit