Flash News

KRYESORE

“Anuloni operacionet, urdhër nga lart”, mesazhi i qytetarit për drejtoreshën në QSUT: S’më operojnë babain

Deputetja e PD, Albana Vokshi ka publikuar denoncimin e një qytetari, sipas të cilit ndodhet në pritje prej 10 ditësh në pavionin e urologjisë në QSUT për të operuar babain.

Sipas denoncimit, gjendja e tij sa vjen e përkeqësohet, ndërsa operimi i tij vijon të refuzohet me argumentin se nuk ka shtretër, apo se ka “urdhër nga lart”.

Denoncimi:

Shëndetësia falas!

Prej 10 ditësh pret një qytetar në pavionin e urologjisë në QSUT për të operuar babain. Ndërkohë që gjendja e të atit përkeqësohet vazhdimisht, stafi i QSUT e lë duke pritur me arsyen banale se nuk ka shtretër, apo me urdhër nga "lart" për pezullimin e të gjitha operacioneve. Pamjet që vijnë, tregojnë për rradhë të mëdha qytetarësh, që presin me orë e ditë të tëra për t'u operuar.

Shëndetësia "e rilindur" e Edi Ramës dhe Ogerta Manastirliut po iu kushton çdo ditë shqiptarëve shëndetin dhe jetën e tyre. Prandaj, me 16 Shkurt qytetarët duhet të ngrihen për t'i dhënë fund eksperimenteve të kësaj qeverie me shëndetin e tyre dhe të afërmve.

Të fundit