Flash News

KRYESORE

Apeli i Arian Çanit: Nuk ka zgjidhje me mjete politike, reagoni ose ushqeheni me gjellën që iu jep i gjati

Gazetari Arian Çani ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për sjelljen e forcave të rendit, që kanë arrestuar mbi 40 protestues, qe ishin pjese e tubimit te thirrur nga opozita. Në faqen e emisioni ‘Zonë e Lirë’, gazetari shkruan se tani më jetojmë në një sistem represivo-erdoganist të neveritshëm. Thirrja e tij është e qartë: Reagoni ose do ‘hani gjellën qe ju jep i gjati’.

“Kemi hyrë prej kohësh tashmë në një sistem represivo-erdoganist të neveritshëm. Kush nuk e ka parë akoma ketë, është i verbër. Mbrëmë dhe sot me dhjetra arrestime te protestuesve. Madje dhe rrahje masive me pranga ne duar. Ndaj nuk ka asnjë zgjidhje me mjete politike. Zgjidhja po pret diku tjetër. Koston por është e vetmja. Përndryshe, ulni kokën dhe hani gjellën qe ju jep i gjati. Nuk ka zgjidhje me mjete politike”, shkruan Çani.

Të fundit