Flash News

KRYESORE

Apeli i Dom Gjergj Metës për Covid-19: Nëse s’u japim dorën njëri-tjetrit për një farë kohe, mund të bashkojmë zemrat

Apeli i Dom Gjergj Metës për Covid-19: Nëse s’u japim

Të dashur miq,

secili nga ne në këto ditë delikate të përpiqet të bëjë mirë punën e tij e sidomos t’u vijmë në ndihmë më të brishtëve.

Të mos u bëhemi pengesë mjekëve dhe infermierëve e të zbatojmë ato rregulla e standarde që na janë kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë e t’i bëjmë ato të njohura për të gjithë, sidomos për të moshuarit dhe fëmijët. Janë rregulla për të mirën tonë.

Ndërkohë, ne si të krishterë, të vazhdojmë të lutemi, që sa më shpejt shkenca të gjejë kurën e duhur për koronavirusin.

Po ashtu lutja jonë është edhe për ata që kanë vdekur në botë nga ky virus, për të prekurit që po kalojnë momente të vështira dhe për të gjithë ata që po punojnë palodhur pranë pacientëve.

Kurajo miq!

Mos u trishtoni!

Edhe nëse do të na duhet të mos i japim dorën njëri-tjetrit për një farë kohe, mund të bashkojmë zemrat, mendjet me njëri-tjetrin.

Ditë të bukur e plot diell!

Dom Gjergji

Të fundit