Flash News

KRYESORE

Apeli i Fleckenstein: Ursula von der Leyen jo e përshtatshme për detyrën e presidentes së KE, votoni Timmermans

Knut Fleckenstein, ish eurodeputet dhe raportues për Shqipërinë, bën thirrje që të rrëzohet me votë në Parlamentin Evropian kandidatura e zonjës Ursula von der Leyen, që garon për postin e presidentes së Komisionit Evropian.

Do të jenë shefat e qeverive të unionit që do të votojnë nëse ajo duhet të marrë apo jo detyrën, por anëtari i Partisë Socialdemokrate gjermane e gjykon kandidaturën e saj si të papërshtatshme. Zonja von der Leyen është ministre e mbrojtjes e Gjermanisë nga partia e CDU-së e kancelares Merkel.

Kritika ka marrë edhe kancelaria Merkel që është dakordësuar për këtë kandidaturë, ndërkohë që mendimi i Fleckenstein është që në postin e presidentit të Komisionit Evropian duhet që të emërohet Frans Timmermans, njê socialist holandez. Sipas Fleckenstein ai ka profilin e duhur për të zëvendësuar Jean Claude Juncker të Komisionit Europian.

Nëse Parlamenti Evropian e voton kandidaturën e saj, ajo mund të hyjë në histori si presidentja e parë femër e Komisionit Evropian. Gjithashtu do të jetë gjermania e parë në këto 60 vite që e merr këtë detyrë.

Të fundit