Flash News

KRYESORE

Apeli i fortë i Yuri Kim: Koha që SPAK të jetë plotësisht funksional, ka persona që po përpiqen të intimidojnë gjyqtarë e prokurorë

Apeli i fortë i Yuri Kim: Koha që SPAK të jetë

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka deklaruar nga Shkodra se ka disa persona që po përpiqen të intimidojnë punën e SPAK.

Sipas Kim, ka ardhur koha që SPAK të jetë tërësisht funksional.

“Ka ardhur koha që SPAK të jetë tërësisht funksional. Kemi parë që ka persona që po përpiqen t’i pengojnë në punën e tyre, duke intimiduar prokurorë e gjyqtarë”, u shpreh ambasadorja në përgjigje të interesit të gazetarëve.

Ndërsa kryediplomatja e SHBA përshëndeti edhe arrestimet e SPAK, mes tyre gjyqtarja e Gjykatës së shkallës së parë në Durrësi, Mimoza Margjeka, Kim bëri thirrje edhe ndaj klasës politike shqiptare që sipas saj duhet të lënë ndasitë mes tyre.

“Është një lajm shumë i mirë që palët politike të bien dakord për shumë çështje, që si palët që janë jashtë, ashtu edhe brenda parlamentit do të bien dakord për tu ulur sërish. Me rëndësi është që udhëheqësit të lënë mënjanë ndasitë politike dhe për tu bashkuar drejt një objektivi. Do të luaj rol në mbështetjen e këtyre përpjekjeve.

Sikur dijet vendi është pa Gjykatë Kushtetuese, kjo nuk është situatë e pranueshme për një vend që është pjesë e NATO dhe që aspiron të jetë në BE. Opinioni i dhënë nga Komisioni i Venecias ndihmon në këtë situatë”, u shpreh ambasadorja.

 

Të fundit