Flash News

KRYESORE

Apeli i mjekut Tritan Kalo: Ju duam, por duajeni dhe ju veten. Sistemi shëndetësor ka limite

Mjeku Tritan Kalo, një ndër mjekët që po përballet me pacientët e sëmurë me koronavirus te Spitali Infektiv, publikoi disa foto të cilat i shoqëroi me një apel të fortë për qytetarët. Ndër fotot e publikuar nga mjeku Tritan Kalo, janë ato të mushkërive të pacientëve të sëmurë që sipas tij janë “të dërrmuara nga gresori tinzar jetëmarrës Sars-Cov-2”. Kalo shkruan se “janë vetëm shumë pak javë që duhen jetuar në kufizimin e jetës në shtëpi”, për atë që ai e cilëson si “për hir të triumfit të së mirës ndaj të keqes”. Ndërsa shkruan gjithashtu se sistemi shëndetësor shqiptar ka limitet e veta, ndaj kërkon ndihmën e qytetarëve për “të mos i kaluar ato”.

Postimi i Tritan Kalos:

Vetëizolohuni…vetndërgjegjësohuni….përkujdesuni për veten tuaj….Në këto ditë të “luftës me Covid-19”, unë si mjek, si qytetar, si prind e si Shqiptar, në mes fotove të mëposhtëme: 1- të udhëve të zbrazura, 2- të tre mantelbardhëve në një pushim të shkurtër të kësaj beteje, dhe 3- të imazheve radiologjike të mushkërive të “dërmuara nga agresori tinzar e jetëmarrës” Sars-Cov-2, do të preferoja për të gjithë Ju bashkëkombasit e mi, vetëm atë të parën….

Janë vetëm pak shumë pak javë që duhen jetuar në kufizimin e jetës në shtëpi, për hir vetëm e vetëm të jetës, të ardhmërisë sonë, të triumfit të së mirës ndaj të keqes…..Ju duam, por duajeni edhe ju veten….Ju respektojmë, POR respektoheni edhe ju vetveten….

Do përkujdesmi për ju në çdo çast, por edhe ju duhet të kontribuoni me vetëizolimin tuaj dhe diferencimin social, që numuri i të sëmurëve në Shqipëri të mos njohë një rritje galopante sikundër po ndodh këto ditë në Itali, në Spanjë, në Iran, në Gjermani, në Francë e gjetkë…..Çdokush duhet t’a ketë të qartë se, kapacitetet e një Sistemi Shëndetsor në mbarë Botën ka limitet e veta….Na ndihmoni që të mos i kapërcejmë ato!!!!...Together we will win that war!!!

Të fundit