Flash News

KRYESORE

Apeli i ‘rrëzon’ kërkesën, lë në burg Mihal Kokëdhimën

Apeli i ‘rrëzon’ kërkesën, lë në burg Mihal

Mihal Kokëdhima, pronari i restorantit ‘Panorma’, i cili u shemb pak ditë më parë nga IKMT (ishte ndertuar pa leje), ka mbetur sërish në burg.

Gjykata e Apelit në Vlorë e ka rrëzuar kërkesën e Kokëdhimës, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, masën ‘arrest me burg’.

51-vjeçari akuzohet për tri vepra penale: “kanosje’, ‘shkatërrim i pronës’ dhe ‘dëmtime të tjera me dashje’, pasi sulmoi një familje turistësh nga Spanja, pasi këat të fundit u larguan nga restoranti i tij, për shkak se nuk u pëlqeu shërbimi.

Ngjarja bëri bujë edhe pas publikimit të videos, të xhiruar nga vetë turistët e terrorizuar prej veprimit të Kokëdhimës, i cili hipi mbi mjetin e tyre në lëvizje dhe qëndroi duke goditur xhamin e përparmë  me grusht për 3 km.

Të fundit