Flash News

KRYESORE

Apeli i sopranos Ermonela Jaho: Kemi dy armë për tu mbrojtur nga Covid

Apeli i sopranos Ermonela Jaho: Kemi dy armë për tu mbrojtur nga Covid

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka ndarë mëngjesin e sotëm një video të sopranos së njohur shqiptare Ermonela Jaho, e cila bën apel për kujdes dhe respektimin e masave ndaj COVID.

“Maskat funksionojnë dhe së bashku me distancimin social dhe higjienën personale janë armët më të mira që kemi në dispozicion për të ruajtur shëndetin tonë, të familjeve tona dhe shoqërisë ku jetojmë.Dëgjoni apelin e sopranos së mirënjohur Ermonela Jaho. Jep kontributin tënd për të frenuar përhapjen e koronavirusit”, shkruan ministrja.

Ndërkohë, sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, shprehet veç të tjerash se të gjithë jemi të lodhur nga COVID19, por virusi nuk njeh lodhje. I vetmi opsion që kemi deri në zhvillimin e vaksinave dhe mjekimeve të tjera antivirale janë maskat, distanca dhe higjena personale.

“Kur pandemia ishte në pikun e saj këtu në New York grupi më i ekspozuar ndaj infektimit ishin punonjësit e shëndetësisë, megjithëse në kontakt të përditshëm me të sëmurët ky grup pati numrat më të ulët të të infektuarve vetëm për dy arsye: Mbajtjen e maskave dhe respektimin strikt të higjenës.

Maskat funksionojnë dhe së bashku me distancimin social dhe higjenën personale janë armët më të mira që kemi në dispozicion për të ruajtur shëndetin tonë, të familjeve tona dhe shoqërisë ku jetojmë.

Të gjithë jemi të lodhur nga COVID19, por virusi nuk njeh lodhje. I vetmi opsion që kemi deri në zhvillimin e vaksinave dhe mjekimeve të tjera antivirale janë maskat, distanca dhe higjena personale’.

“Ky virus nuk prek vetëm personat në moshë të thyer dhe dëmet që shkakton në shëndet nuk janë vetëm për personat që nuk i mbijetojnë dot, por edhe për ata që shërohen të cilëve ju lë pasoja për muaj të tërë. Edhe nëse rreziku për grupmoshën tuaj është i ulët mendoni për prindërit, gjyshet dhe gjyshërit tuaj.  Duke shpresuar që vaksina dhe mjekimi antiviral të zhvillohen sa më shpejtë, ju ftoj të fitojmë kohë, duke ngadalësuar përhapjen me mjetet që kemi në dorën tonë, mbajtjen e maskave, distancimin social dhe higjenën personale”, u shpreh Ermonela Jaho.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/746217859487932/

Të fundit