Flash News

KRYESORE

Apeli lë në burg dy ish-drejtorët e Rrugëve, lirohen tre të tjerë

Apeli lë në burg dy ish-drejtorët e Rrugëve, lirohen tre

Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në burg dy ish-drejtorët e Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor, Dashamir Xhika dhe Andi Toma. Në këtë mënyrë Gjykata ka lënë në fuqi vendimin e dhënë më herët nga Gjykata e Elbasanit.

Ndërkohë, Gjykata e Apelit ka konfirmuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Rexhep Tarba mbikëqyrës i punimeve në rrugën e Gjinarit.

Ndërkohë për Agron Hysa, Kujtim Hysa dhe Rezarta Bokçiu gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

Të fundit