Flash News

KRYESORE

Apeli lë në burg të arrestuarit e 3.4 milionë eurove, priten informacione nga katër shtete

Apeli lë në burg të arrestuarit e 3.4 milionë eurove, priten

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka refuzuar kërkesën e katër të arrestuarve që iu sekuestruan 3,4 milion euro në portin e Durrësit në dy makina Toyota Yaris për t'i lënë të lirë.

Në bazë të hetimeve të Prokurorisë,  Edi Lika, djali i tij, Klevi Lika, Arben Çeka dhe Alban Mollaymeri janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, së bashku me kushërinjtë Elvis dhe Alfred Vladi.

'Togat e zeza' dyshojnë se pjesë e grupit janë edhe persona të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim ndërsa janë dërguar disa letër-porosi drejt Italis, Gjermanisë, Anglisë dhe Belgjikës, ku është kërkuar më shumë informacione për veprimtarinë e tyre.

Dyshohet se të arrestuarit janë thjeshtë transportuesit e parave, pasi dërguesit dhe pritësit e vërtetë ende nuk janë zbuluar.

Ngjarja u paralajmërua më 21 qershor nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha - 3 ditë para se të sekuestroheshin paratë - gjatë nje seance parlamentare, ku u shpreh se i përkisnin deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Të fundit