Flash News

KRYESORE

Apeli lë në fuqi sekuestron e pasurive të Ylli Ndroqit: Dyshime se janë ngritur përmes aktivitetit kriminal; Avokati: S'kanë prova

Apeli lë në fuqi sekuestron e pasurive të Ylli Ndroqit: Dyshime

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për sekuestro të pasurive të Ylli Ndroqit. Më herët, GJKKO kishte sekuestruar 26 prej pasurive të biznesmenit Ylli Ndroqi, me argumentin se “dyshohet që janë ngritur mbi bazën e aktivitetit kriminal.”

Avokati i Ndroqit është shprehur se dyshimet e ngritura janë të bazuara në indicie dhe jo në prova. Sipas avokatit, Gjykata e Apelit nuk e ka argumentuar vendimin e marrë.

Më poshtë, të listuara 26 pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në zotërim të shtetasit Ylli Ndroqi, të sekuestruara nga Policia e Shtetit:

  • Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “RENDON OIL” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;
  • Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “YLDON” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;
  • Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “DON-UCD” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;
  • Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “REN-DON” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;
  • 80% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “INTERKINEX” sh.p.k, me aksioner shoqërinë “YLDON”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi;
  • 80% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “Ecogades Landon Balcan” sh.a, me aksioner shoqërinë “Landon”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi;
  • 60% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “ORA” sh.a, në emër të shtetasi Ylli Ndroqi dhe të masës 40% të kuotave në emër të shtetases M. N.;
  • 51% të kuotave të shoqërisë “Landon” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;
  • 50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “P 8 31” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;
  • 50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “ALBANIA BAY MARINE”, me aksioner shoqërinë “YI.DON”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi;
  • 30% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “CHANNEL ONE” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
  • Pasuria e llojit “apartament”, me sipërfaqe 117 m2, me adresë lagjja nr. 13, Plazh, Durrës;
  • Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe 300 m2, me adresë Tiranë;
  • Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe 600m2 dhe një ndërtesë me sipërfaqe 90 m2, me adresë Tiranë;
  • Pasuria e llojit “njësi shërbimi”, me sipërfaqe totale 43.7 m2, me adresë Tiranë;
  • Pasuria e llojit “arë”, me sipërfaqe totale 67.3 m2, me adresë Tiranë;
  • Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe totale 15 m2, me adresë Tiranë;
  • Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe totale 300m2, me adresë Tiranë;
  • Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe totale 2026m2, me adresë Tiranë;
  • Pasuria e llojit “apartament”, me sipërfaqe, 52.3 m2, me adresë Tiranë, në bashkëpronësi me shtetasen M. N;
  • Pasuria e llojit “pyll”, me sipërfaqe totale 100.000 m2, në Tiranë (Lanabregas);
  • Automjeti i tipit autoveturë, marka “Merces Benz”, modeli S600, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.
  • Automjeti i tipit autoveturë, marka “Rolls Royce”, modeli PHANTOM, në pronësi të shtetases M. N.

Të fundit