Flash News

KRYESORE

Apeli i Ministrisë së Mjedisit për komunitetin: Frenoni zjarrvëniet nga pakujdesia

Apeli i Ministrisë së Mjedisit për komunitetin: Frenoni

Situata e zjarreve në vend është kthyer në një shqetësim serioz gjatë ditëve të fundit. Nga veriu në jug, dita ditës shtohen vatra të reja zjarri, ndërkohë që Emergjencat Civile, po bëjnë gjithçka për të vënë nën kontroll situatën. Në këto kushte, Ministria e Mjedisit ka bërë një apel gjatë ditës së sotme ndaj komunitetit dhe vizitorëve, sa i përket kujdesit që duhet të tregojnë për të shmangur zjarret në zonat e mbrotjura.

Është zv.Ministri i Mjedisit, Kledi Xhaxhiu, i cili iu bëri thirrje vizitorëve dhe komunitetit për të frenuar zjarrvenien nga pakujdesia, apo të qëllimshëm.

 “Gjatë stinës së verës, temperaturat e larta, pakujdesia e njerëzve, por dhe zjarre të qëllimshme kanë bërë që masive të tëra pyjore të Zonave të Mbrojtura të rrezikohen nga djegia. Vetëm gjatë muajit korrik dhe gjatë javës së parë të këtij muaji numërohen mbi 40 raste zjarresh”, tha zv/ministri i Mjedisit Kledi Xhaxhiu nga mali i Derjes ku ndoqi punën e punonjësve të Administratës së Zonave të Mbrojtura në izolimin e flakëve.

Zjarri në Malin e Derjes pjesë e Parkut Kombëtar të Dajtit u fik fundjavën e kaluar dhe është aktivizuar sërish këtë fundjavë, brenda 20 ditësh vetëm ky zjarr është fikur dhe riaktivizuar 4 herë.

“Ministria e Mjedisit i bënë thirrje Komunitetit dhe Vizitorëve të Zonave të Mbrojtura të bëjnë kujdes në këtë stinë të nxehtë vere, pasi një paskujdesi e vogël, një zjarrvënie e qëllimshme për të përfituar kullota mund të shkaktoj dëme të pallogaritshme. Nëse hetimet konkludojnë në zjarrvënie të qëllimshme sipas Kodit Penal dënimi është me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet. Nëse nga vepra penale shkaktohen pasoja të rënda materiale, dënimet me burgim mund të arrijnë deri në dhjetë vjet”, tha zëvendës Ministri i Mjedisit Kledi Xhaxhiu.

Të fundit