Flash News

KRYESORE

Apeli i motrës për të shpëtuar vëllain e plagosur në Velipojë: Më ndihmoni, nuk i paguaj dot spitalin

Apeli i motrës për të shpëtuar vëllain e plagosur

Brikena Zenuni, vajza e pronarit të resortit në Velipojë, i cili humbi jetën nga shpërthimi i gazit si pasojë e rrjedhjes dhe defektit në cisternën 1000 litërshe, kërkon ndihmë për vëllain e saj. Hektori 33 vjeç, rrezikon jetën, pasi siç i kanë thënë mjekët është djegur në 85 përqind të trupit.

Vëllain e kanë nisur në Turqi për një trajtim më të specializuar mjekësor, por Brikena shprehet se familja e saj nuk mundet të përballojë tërësisht kostot financiare dhe se koha nuk premton.

“Vëllai im rrezikon jetën, e kemi nisur në Turqi për një trajtim të specializuar për djegie të trupit në masën 85 përqind. Financat nuk janë të mjaftueshme për të përballuar mjekimin. Gjendja jonë financiare nuk është e mirë. Janë pronat që nuk shiten. Nuk kemi mjaftueshmërisht para dhe koha nuk premton. Kam nevojë të shpëtoj jetën e vëllait. Në trup ka thithur gaz e metale. Nuk e di si do të reagojë trupi. I kanë thënë që duhet të kalojë të paktën dy javë që të dalë jashtë rrezikut. Nga ana tjetër nuk na mjaftojnë paratë, çdo natë që qëndron në spital kostoja është rreth 1 mijë Euro”.

Kushdo që dëshiron të ndihmojë për të shpëtuar jetën e Hektor Zenunaj, më poshtë keni numrin e llogarisë.

Emri i bankës : Alpha Bank

Numri i llogarisë: 4249470114427006

Të fundit