Flash News

KRYESORE

Apeli për ndërmjetësim nga OSBE, Presidenti i Bjellorusisë refuzon propozimin e Ramës për zgjidhjen e krizës politike

Apeli për ndërmjetësim nga OSBE, Presidenti i Bjellorusisë

Presidenti francez Manuel Macron duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me kancelaren Merkel në Fort de Bregancon në Rivierën franceze, është shprehur se Lukashenko nuk dëshironte që OSBE-ja të ndërmjetësonte.

“Makron dhe Merkel për Bjellorusinë: Kemi pasur disa biseda me Putinin. Kemi sugjeruar ndërmjetësimin e OSBE-së. Putin është dakord, ndërsa Lukashenko nuk ka dëshirë për këtë ndërmjetësim”, shkruan gazetarja franceze, Sylvie Kauffmann në një status në Twitter.

Situata në Bjellorusi u përkeqësua pas zgjedhjeve të 9 gushtit, që i dhanë një fitore të 6-të Lukashenkos, rezultat i cili u konsiderua si i manipuluar. Kjo solli protesta të dhunshme në vend dhe arrestime masive në radhët e opozitës.

Ndërkohë, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez Manuel Macron kanë biseduar për këtë çështje edhe me presidentin rus, Vladimir Putin, i cili është dakordësuar për rolin e OSBE-së, por siç thotë Macron, Lukashenko nuk dëshiron ndërhyrje.

Gjithashtu Presidenti rus Vladimir Putin reagoi në mënyrë të favorshme ndaj propozimit për rolin e OSBE-së.

Të fundit