Flash News

KRYESORE

Apeli Vlorë shpall të pafajshëm Shpëtim Gjikën, i akuzuar për korrupsion e shpërdorim detyre

Apeli Vlorë shpall të pafajshëm Shpëtim Gjikën, i

Gjykata e Apelit në Vlorë i ka dhënë pafajësi ish-kryetarit të Bashkisë, Shpëtim Gjikës. Në këtë proces penal, ai akuzohej nga prokuroria e Vlorës për “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim dokumentesh”, “Fshehje të provave të krimit” dhe “Ndërtim të paligjshëm”.

Prokurori Albert Kuliçaj kishte  kërkuar në pretencën e tij të dhënë në shkallën e parë, 8 vite burg për Gjikën, por këto akuza ranë në gjykatën e Apelit Vlorë, e cila ditën e hënë e ka shpallur të pafajshëm ish-kryebashkiakun, shkruan ABC Neës.

Trupi gjykues përbëhej nga kryetarja e Gjykatës së Apelit Vlorë, Alma Liçaj, Petrit Aliaj dhe Iliba Bezati. Shpëtim Gjika, ish-kryebashkiaku që drejtoi Vlorën në tre mandate radhazi, ka fituar betejën e tretë me drejtësinë shqiptare. Prokuroria e Vlorës akuzonte ish-kreun e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika në lidhje me akuzat e ndërtimit të një pallati 11-katësh në Vlorë.

Të fundit