Flash News

KRYESORE

Aplikacionet që përdorin SMS dhe regjistrin e telefonatave “ndëshkohen” nga Google

Aplikacionet që përdorin SMS dhe regjistrin e telefonatave

Google do të implementojë rregulla të reja në Play Store, për mënyrën sesi lejet për përdorimin e “SMS-ve” dhe Regjistrit të telefonatave” shfrytëzohen nga aplikacionet.

Me rregullat e reja, vetëm disa lloje aplikacionesh do të kenë akses në SMS dhe regjistrin e thirrjeve. Çdo aplikacion që kërkon akses, por nuk përmbush kërkesat e Google do të hiqet nga Play Store.

Politika e re u prezantua për herë të parë në Tetor, ndërsa nga kjo javë do të fillojë dora e hekurt e Google. Tashmë aksesi në SMS dhe regjistrin e telefonatave do të mbikëqyret rreptësisht.

Google thotë se masat e reja janë për mbrojtjen e përdoruesve. Lejet e SMS dhe regjistrit i japin akses një aplikacioni në tërë listën e kontakteve dhe listën e atyre me të cilët kanë komunikuar.

Të fundit