Flash News

KRYESORE

Aplikacioni lejon burrat të gjurmojnë gratë, reagojnë aktivistët e të drejtave të njeriut

Aplikacioni lejon burrat të gjurmojnë gratë, reagojnë

Kompanitë Apple dhe Google janë akuzuar se po thellojnë ndasitë gjinore në Arabinë Saudite, duke lejuar një aplikacion në platformat respektive.

Aplikacioni mund të përdoret nga meshkujt për të gjurmuar gratë dhe për të parandaluar që ato të largohen nga vendi.

‘Absher’ është i disponueshëm në Google Play dhe iTunes dhe është krijuar nga qeveria e Arabisë Saudite.

Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë kritikuar ashpër aplikacionin. Përmes aplikacionit, burrat mund të zgjedhin se ku mund të shkojnë gratë, për sa kohë mund të qëndrojnë dhe në çfarë aeroportesh mund të shkojnë.

“Aplikacione të tilla krijojnë mundësi për abuzimin me të drejtat e njeriut, përfshirë diskriminimin kundër grave,” shprehet ‘Human Rights Watch’.

Të fundit